Ndërron jetë një 23-vjeçar, ra nga një objekt që ndërtohet në Bit Pazar të Shkupit

nga Xh M

Një i ri 23-vjeç nga Shkupi ka ndërruar jetë pasi gjatë ditës së djeshme ra nga një objekt në ndërtim e sipër në rajonin e Bit pazarit. Sipas raportimit në MPB, i riu kishte shkuar në objekt për t’i çuar ushqim babait të tij, i cili po punonte në ndërtimin e objektit.

“Me datë 12.12.2024, në ora 10:50 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohri” në Shkup është njoftuar se me lëndime të rënda trupore është tek ata është dërguar M.O. (23) nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë rreth orës 20:20″.

“Sipas njoftimit, ai mori lëndime ra nga një objekt në ndërtim në rajonin e Bit Pazarit, ku po çonte ushqim babait të tij, i cili po punonte në objekt”, thonë nga MPB, duke shtuar se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, ndërsa për ngjarjen është informuar Prokuroria dhe Inspektorati i Punës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More