Agjencia Zhurnal.mk

Ndërron jetë një person në aksident trafiku në rrugën Bogdanci-Stojakovo

Shkup, 1 korrik, zhurnal.mk – Një person ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni që ka ndodhur dje në mes një motoçiklete “Baotian 15” pa targa regjistrimi dhe një kamioni “Mercedes Aktros”, me targa të Gjevgjelisë.

Siç informojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 22:50 në rrugën lokale Bogdanci – fshati Stojakovo. Motoçikleta është drejtuar nga Gj.V (30) nga fshati Stojakovo, ndërsa kamioni është drejtuar nga S.B (42) nga Vallandova. Nga aksidenti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë Gj.V.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekipi i Stacionit Policor në Gjevgjeli.

Pas urdhërit të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...