Shkup, 20 qershor – Një ushtar profesionist njëzet e pesë vjeçar i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë në poligonin Krivolak, gjatë marshimit.
Bëhet fjalë për ushtarin A.J, vdekja e të cilit është konstatuar mbrëmë në Klinikën për Mjekim Intensiv dhe Reanimacion të Shkupit.
“Menjëherë me automjetin e spitalit të ushtrisë dhe i shoqëruar nga mjeku ushtarak është dërguar në objektin më të afërt shëndetësor në Shtëpinë shëndetësore në Negotinë, pas çka pas ekzaminimeve intervenuese me veturë spitalore është dërguar në Klinikën për Mjekim Intensiv të Shkupit. Me të mbërritur, stafi filloi të marrë të gjitha masat për reanimim, por pas një kohe të shkurtër u konstatua vdekja”, njofton Shtabi i Përgjithshëm.
Gjithashtu në fund theksojnë se do të bëhet autopsia, pas së cilës do të dihen shkaqet e vdekjes së ushtarit.