Shqipëri

Ndërron jetë papritmas ish Ministri socialist, profesor Sabit Brokaj

Zhurnal Ads

Ndërron jetë profesori Sabit Brokaj. Mësohet se 78 vjeçari ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Brokaj lindi në 7 janar 1942, në Vlorë. Nga viti 1959 deri në vitin 1964, Brokaj shërbeu si ndihmës mjekësor në një nëndetëse.

Pas diplomimit në fakultetin mjekësor të Universitetit të Tiranës në 1969, Brokaj vazhdoi të shërbente si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga 1969 deri në 1972.

Nga 1972 në 1984, Brokaj punoi si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë . Ai udhëtoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologjinë vitin 1982. Gjatë kësaj periudhe, Brokaj ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës.

Karriera politike

Brokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, duke u rreshtuar pranë Partisë Socialiste.

Fillimisht, shërbeu si Ministër i Shëndetësisë nga shkurti deri në Dhjetor 1991. Ai u zgjodh Deputet i Asamblesë Popullore në 1991, 1996 dhe 1997. Më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur deri në vitin 1999.

Postime të ngjashme

Rama sërish thirrje naftëtarëve: Mbyllni grevën dhe do të vij tek ju menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime!

admin

Zjarr në Kryevidh të Rrogozhinës, digjen hektarë ullishtesh, flakët mbërrijnë tek varrezat e fshatit

admin

Meta mesazh të fortë në Ditën Botërore të të Moshuarve: T’iu rriten menjëherë dhe ndjeshëm pensionet!

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...