Ndërron jetë poetesha Lindita Ahmeti

nga D V

Lindita Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga babai i saj, shkrimtari Xhabir Ahmeti, në një postim të ndarë në Facebook në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, shkroi Ahmeti në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit.

https://www.facebook.com/xhabir.ahmeti/posts/10221152023265145?ref=embed_post

Pas përfundimit të shkollës së mesme në Shkup, ajo vazhdoi studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Shkupit, ku u specializua në filologjinë klasike. Me një pasion të flaktë për letërsinë, ajo ligjëroi letërsinë antike në Universitetin e Tetovës dhe punoi në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Gjatë karrierës së saj, Lindita Ahmeti shkroi poezi në gjuhën shqipe dhe maqedonase, duke lënë gjurmë që nga fillimi i viteve të ’90-ta. Ajo publikoi disa vëllime me poezi, duke shquar talentin dhe ndjeshmërinë e saj në shprehjen poetike.

Përndryshe, Lindita është vajza e shkrimtarit dhe profesorit Xhabir Ahmeti dhe motra e aktorit tashmë të ndjerë Luran Ahmeti. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More