Agjencia Zhurnal.mk

Ndërtime pa leje afër vilës Presidenciale në Ohër!

Ohër, 28 qershor, zhurnal.mk – Problemet e Komunës së Ohrit mbulohen duke akuzuar Strugën, në Ohër janë ndërtuar 409 objekte pa leje në zonën e mbrojtur

Së fundmi në postën elektronike të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal kanë arritur disa fotografi ku shihet se në Qytetin e Ohrit në zonë të ndaluar ndërtohen pallate/objekte pa leje afër Vilës Presidenciale.

Pas udhëzimeve të dhëna nga UNESCO është caktuat evidentimi i objekteve pa leje në bregun e Liqenit të Ohrit.

Pas përpunimit të të dhënave është konstatuar se në Komunën e Ohrit janë rreth 1076 objekte në të cilat është konstatuar shkelje në Ligjin për ndërtim dhe në të njëjtën kohë janë sjellur dhe vendime ligjore të cilat dëshmojn kundërshtimet ligjore.

Janë 409 objekte të cilat janë ndërtuar pa leje nga Parku Nacional Galicica deri në pjesën e vjetër të qytetit dhe atë të shumtat e objekteve janë paisje urbane e përkohshme, shtëpi, motele dhe hotele, objekte banesore dhe shumë të tjera.

Ky realitet i hidhur nuk është në Komunës e Strugës. Ditë, muaj dhe vite shohim ku sulmohet Komuna e Strugës dhe asnjëher Komuna e Ohrit. Së fundi edhe Ambasadori francez sulmoi, Thimonier sulmoi komunën e Strugës por si duket nuk ka pasur informacione të sakta se çfarë po ndodhë në Komunën e Ohrit.

Të gjith tash po shohin kush është fajtor dhe në cilën pjes të Liqenit ka më shumë objekte pa leje.

Javën e ardhshme në sesionin e 43-të të Komitetit Për Trashëgimi Kulturore që do të mbahet në Baku, Azerbajxhan, do të dihet nëse Ohri do të jetë në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtjen e UNESCO-s, nën mbrojtjen e të cilës ka qenë që nga viti 1980 dhe si rezultat i mosrespektimit të rekomandimeve të bëra në vitin 2017.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...