Shkup, 11 qershor – Enti Shtetëror për Revizion ka mbikëqyrur punën e Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat”, duke konstatuar disa parregullsi në punimet e realizuara nga kjo ndërmarrje.
“Rekonstruktimi dhe sanimi i rrugëve pa leje të lëshuar për rekonstruktimin dhe kryerjen e punëve jashtë dokumentacionit të projektit”, është një nga parregullsitë e konstatuara nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Revizioni ndër të tjera konstatoi edhe vlerësim joreal në evidentimin e mjeteve financiare.
“U konstatua parregullsi në mënyrën e llogaritjes, pagesës dhe evidentimit të rrogave dhe përfitimeve të punëtorëve”, alarmoi Revizioni, duke theksuar që janë lidhur marrëveshje për të drejtat autoriale për angazhime që nuk nënkuptojnë krijimin e veprës me të drejtë autoriale.
Enti Shtetëror për Revizion ndër të tjera në Ndërmarrjen Publike “Rrugët dhe rrugicat”, ka konstatuar që edhe pjesa e vlerësimit të brendshëm është jofunksional.