Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

Shkup, 9 maj – Bulevardi “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën e fundit të ndërtimit dhe pritet që javën e ardhshme të lëshohet në përdorim, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Prej aty theksojnë se bulevardi i projektuar “Bosnjë e Hercegovina”, nga rruga me dy korsi u shndërrua në bulevard bashkëkohor me gjashtë korsi dhe infrastrukturë të plotë.

“Gjatë javës së ardhshme pritet të përfundojë dhe lëshohet në përdorim. Me këtë Shkupi do të fitojë një bulevar të ri me gjatësi të përgjithshme prej rreth 1.700 metrave, gjerësi prej 40 metrave, me gjashtë korsi, vend për këmbësorë dhe shteg për biçiklistë nga të dy anët”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Bulevardi shtrihet në udhëkryqin me rrugën “Brigada maqedono-kosovare deri te udhëkryqi “Hristijan Todorovski Karposh”. Së bashku me bulevardin “Sllovenia” i lidh qytetarët e komunave Shuto Orizatrë, Karposh, Çair, Butel dhe Hekuranë me pjesën tjetër të qytetit, ndërsa bulevarsi “Hristijan Todorovski Karposh” është dalje e shpejtë në qarkoren e Shkupit.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...