Ndërtimtaria nuk ndalet edhe në temperatura mbi 40 gradë

nga Xh M

Në kantieret e Maqedonisë punohet edhe në mbi 40 gradë. Pikërisht mesditën e sotme në njërën nga rrugët e Shtipit po shtrohej asfalt i nxehtë, në tjetrën punëtorët e ndërtimit shkarkonin materialet, ndërsa në kantierin e tretë po mblidhnin mjetet e punës.

Ministritë përkatëse, ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Ekonomisë ende nuk kanë miratuar masa dhe rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta në këtë valë të të nxehtit.

“Glasen Tekstilets” apelon që masat të merren menjëherë, për të mbrojtur punëtorët, të cilët kryesisht punojnë jashtë.

“Glasen Tekstilets” ka pranuar rreth 15 ankesa nga punëtorët për valën e mëparshme të të nxehtit, shumica e të cilave janë për temperaturë joadekuate në fabrika, edhe pse të gjitha janë me ajër të kondicionuar.

Punëtorët e Shtipit reagojnë edhe për transportin me autobus në të cilin kondicionerët nuk ndizen gjatë transportit të punëtorëve.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla që qytetarët të mbrohen nga moti i nxehtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More