Ndeshja Shqipëri–Serbi, FSHF qetëson anëtarët e “Klubit të Tifozëve”: Biletat tuaja janë të sigurta

nga Xh M
Getting your Trinity Audio player ready...

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve, të cilët kanë përfituar paketat për sezonin aktual, nuk kanë nevojë të regjistrohen në formularin e shortit të biletave për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet më 7 qershor 2025.

Sipas FSHF-së, këta tifozë e kanë vendin në stadium të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar për blerjen e biletës, të cilin duhet ta përdorin brenda një periudhe të përcaktuar, që pritet të bëhet publike në vijim.

Federata ka shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të tifozëve, duke theksuar rëndësinë e tyre në krijimin e një atmosfere të jashtëzakonshme në mbështetje të Kombëtares kuqezi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More