Ndeshje spektakolare në Copa America, Kolumbia fiton vendin e tretë

Është zhvilluar një ndeshje spektakolare për vendin e tretë në Copa America.

 

Kolumbia dhe Peruja që ishin në gjysmëfinale dhe që humbën, kanë diskutuar trofeun e vogël të vendit të tretë.

Ka qenë një ndeshje fantastike ku në fund Kolumbia ka fituar me përmbysje me rezultat 3-2.

Të parët në epërsi kaluan Peru, që realizuan në minutën e 45-të me anë të mesfushorit Yotun për 0-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Kolumbia barazoi gjithçka me anëtarin e Juventusit, Juan Cuadrado që realizoi në minutën e 49-të për 1-1.

Mesfushori i Portos, Luis Diaz kaloi Kolumbinë në epërsi 2-1 kur realizoi një gol të bukur në minutën e 66-të.

Por tetë minuta para fundit të ndeshjes, Gianluca Lapadula barazoi shifrat në 2-2 falë një gol fantastik.

Kur ndeshja po pritej të përfundonte në barazim dhe skuadrat të shkonin në kohën shtesë, në skenë doli përsëri Luis Diaz.

Mesfushori ofensivë realizoi golin e fitores së madhe 3-2 në minutën e 94-të duke sjell një gëzim të madh në kampin kolumbian.

Kësisoj Kolumbia arriti të fitoj trofeun e bronztë në Copa America, derisa në finalen e madhe do të përballen Brazili dhe Argjentina. 

Related posts

Zyrtare: Artim Shaqiri, trajner i ri i FC Schaffhausenit

Z H

Interi fiton me rikthim ndaj Hellas Veronës, Joaquin Correa shpëtimtar i kampionëve

D V

Alexander-Arnold përfundon në radarin e Real Madridit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More