Agjencia Zhurnal.mk

Ndëshkohen 245 shoferë të pabindur/ Thyen urdhrin për ndalimin e qarkullimit me makinë

Katër drejtues mjetesh  janë ndaluar dhe një pasagjer është proceduar penalisht për mosrespektim të shtetrrethimit. Si drejtuesit e mjeteve edhe pasagjeri nuk kanë qenë të akredituar për të lëvizur me mjetet e tyre përgjatë orarit kur është e ndaluar përdorimi i makinave private. Të ndaluarit dhe pasagjeri i ndjekur personalisht janë nga Tirana, Cërriku, Fieri dhe Dibra.

Në të gjithë vendin përgjatë 24 orëve te fundit, 245 shoferë kanë shkelur urdhrin dhe në bazë të aktit normativ të ndërmarrë nga qeveria i është hequr leja e drejtimit.

Në Tiranë është bërë arrestimi në flagrancë i një qytetari nga Tropoja dhe banues në Durrës me inicialet M.K, ndërsa i vëllai i tij është proceduar në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit të  mjetit tip BMW me të cilën udhëtonin, dy vëllezërve i janë gjetur 12 400 franga zviceriane, një thikë dhe disa karat banka zviceriane. Policia e Shtetit vijon monitorimin dhje kontrollin e të gjithë akseve rrugore dhe bën apel për të gjithë drejtuesit të respektojnë rregullat e ndalin qarkullimit.

Pas ndalimit të lëvizjeve të këmbësorëve pas orës 6 të pasdites,  bëhet publike edhe akti normativ i cili parashikon masën ndëshkimore. 100 mijë lekë të vjetra për këmbësorët që thyejnë rregullin dhe 3 muaj bllokim të mjetit nëse e zotëron një të tillë. Ndërsa gjoba për të gjithë ata që frekuentojnë parqet apo zonat e gjelbërta gjoba është dyfish, 200 mijë lekë të vjetra dhe gjithashtu bllokim të mjetit për tre muaj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...