Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), ka reaguar ndaj lajmeve për një sondazh të qarkulluar ditën e sotme. Sipas tyre, sondazhi i publikuar në media nuk i përket NDI-së.
“Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) është njoftuar për një raportim që po qarkullon në media sot, i cili pretendohet të japë rezultate të një sondazhi të NDI-së për renditjen e partive politike në Kosovë. Atribuimi i këtij raporti nuk është i vërtetë dhe nuk i përket NDI-së”, thuhet në komunikatë.