“Ndihem aq bosh pa të, koha veç sa shton mallin” Fiori Dardha flet për të ëmën e ndjerë

Disa dhimbje nuk zhduken asnjëherë dhe humbja e njerëzve të dashur është një prej tyre. Këtë e ka treguar edhe moderatorja Fiori Dardha, që para 9 muajsh ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën, për të cilën nuk i kursen asnjëherë fjalët prekëse dhe e kujton shpesh, jo vetëm në të ditë të shënuara.

 

E ftuar në programin “ Abc e mengjesit” me Alban Musën ajo foli sërish për të ëmën, gruan më të fortë që kishte njohur, siç ajo e konsideron.

“Një pjesë e zemrës sime është shumë bosh. Është bosh sidomos kur vë kokën në darkë në jastëk dhe filloj e mendoj e kuptoj që njerëzit që ne kemi dashur shumë dhe kemi humbur, koha nuk  na i largon dot, as dhimbjen nuk  e ndalon dot, vetëm shton mallin”, tha Fiori e përlotur.

“E kujtoj me krenarinë më të madhe, e  kujtoj me dashurinë më të madhe. Më vjen mirë që ka qenë një nga ato gra që ka lënë mbresa tek kushdo që e ka njohur. Ishte vërtetë një grua e rrallë mamaja ime, por nuk kam njohur ndonjëherë grua me kurajo të tillë”, u shpreh moderatorja, duke shtuar se është shumë krenare për të ëmën e ndjerë.

Related posts

Dua Lipa plot elegancë dhe shkëlqim, duket mahnitëse në imazhet e reja në Instagram

D V

E vërtetë apo thjesht përgjigje diplomatike, ja ç’do të bënte Klea Huta po të shihte Elgitin me dikë tjetër

D V

Leonora Jakupi shpreh ngushëllime për 44-vjeçarin që ndërroi jetë nga COVID-19: Na këpute shpirtin shoku im i klasës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More