Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ndihma ndërkombëtare, e pashmangshme në kontestin maqedono-bullgar

Shkup/Sofje, 26 dhjetor – Bashkimi Evropian mund të përfshihet në rolin e ndërmjetësuesit në zgjidhjen e kontestit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriu. Këtë mundësi nuk e ka përjashtuar euro-deputeti bullgar, Andrej Kovaçev, në një intervistë për televizionin bullgar, TV Evropa.

“Ne me Shkupin kemi nënshkruar një marrëveshje që dallon shumë nga Marrëveshja e Prespës që ata nënshkruan me Greqinë. Marrëveshja jonë ishte vëllazërore, ajo duhet të përmbushet… Ne ishim të parët që e pranuam si shtet, gjithmonë i kemi ndihmuar. Qëndrimi i bullgarëve ishte i ndryshëm nga ai që grekët kishin ndaj Maqedonisë (së Veriut). Ne si vend u sollëm me shumë dashuri, por kjo na u kthye me arrogancë. Ne jemi të gatshëm të pranojmë çdo ndihmë që mund të jepet për kapërcimin e dallimeve. Ne nuk duam asnjë më shumë se sa të vërtetën”, ka deklaruar Kovaçev.

Zyrtarët e tjerë bullgarë ndërkohë nuk kanë përmendur si mundësi një ndërmjetësim të jashtëm mes dy vendeve, por kanë theksuar gatishmërinë e vazhdimit të bisedimeve edhe pse fjalori i tyre i ditëve të fundit ka betonuar pozicionet e dy vendeve si asnjëherë më parë pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Krasimir Karakaçanov se “maqedonasit para vitit 1944 kanë qenë bullgarë”.

Ndërkohë, drejtuesit e institucioneve në Shkup mbeten në qëndrimin se “negociata për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin nuk mund të ketë”. Ata kanë kërkuar mbështetjen e vendeve evropiane për heqjen e vetos bullgare ndaj kornizës negociuese, pa përmendur fjalën ndërmjetësim ndërkombëtar.

“Nuk ka dilemë se ne jemi të përgatitur për t’i nisur negociatat, sikur që nuk ka dilemë se çdo anulim i kësaj nisme paraqet gabim”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas vizitave që realizoi në disa vende të Bashkimit Evropian, si në Hungari, Rumani, Austri, e Çeki.

Gjorgji Filipov, ish-ambasador i Maqedonisë së Veriut në Austri, thotë se çdo ndihmë nga jashtë mund të jetë e mirëseardhur, por, sipas tij, në rastin me Bullgarinë nuk mund të ketë bisedime për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin.

“E ardhmja është Evropa”, shkruan në afërsi të një flamuri të BE-së, të vendosur në ndërtesën e Komisionit Evropian. Fotografi ilustruese.

“Ndihma nga jashtë mund të jetë e mirëseardhur, mund të jetë në formë të arbitrazhit. Por, bisedimet nuk duhet të ndërpriten në pritje të ndonjë ndërmjetësimi. Nëse dy vendet e vërejnë se nuk mund të arrijnë zgjidhje, atëherë mund të kërkojnë ndihmë, por kjo duhet të jetë vetëm për çështjen e zbatimit të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve. Problemi është politik, andaj edhe çështja e identitetit në asnjë mënyrë nuk guxon të jetë objekt i bisedimeve apo i ndonjë ndërmjetësimi nga jashtë”, thotë ish- diplomati Filipov.

Ai pret rol më aktiv edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në veçanti pas ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë, në janar.

Ndërkohë, Muhamed Halili, ish-ambasador në Kroaci, thotë se kontesti ndërmjet Shkupit dhe Sofjes është dypalësh dhe jo ndërkombëtar, andaj edhe nuk pret që të ketë ndërmjetësim nga jashtë. Ky kontest, sipas tij, dallon nga ai me Greqinë që u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara.

“Problemi me Greqinë lindi në Kombet e Bashkuara dhe ato caktuan ndërmjetësim ndërkombëtar, sepse Greqia e kontestonte ekzistencën e shtetit të pavarur maqedonas. Bullgaria e pranon shtetin e Maqedonisë së Veriut. Nuk ka këtu kontest ndërkombëtar, pasi kontesti këtu ka të bëjë me origjinën gjuhësore dhe vlerat kulturore, prandaj nuk mund të kemi arbitrazh ndërkombëtar, diçka e tillë është e pamundur”, thotë Halili.

Postime të ngjashme

Kuvendi i votoi besim Qeverisë

T E

Detektohet lloji britanik i Kovid-19 tek një pacient i kthyer nga Zanzibari

T E

Gir: Për BE të rëndësishme janë reformat, vendimet sillen unanimisht

T E

5 të vdekur dhe 807 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

ASH dhe Alternativa nuk do ta mbështesin ligjin për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim të VMRO-DPMNE-së

Z H

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...