Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Ndihmat qeveritare për bizneset, Bislimi: Duhet të investohet në projekte kapitale

Zhurnal Ads

Shkup, 25 tetor – Kufizimi i orarit të punës së objekteve hotelierike deri në orën 23:00 nuk pritet të ketë ndikim aq të madh në ekonomit e vogla, por jo edhe nëse masat do të ashpërsohen, vlerëson për TVM 2 profesori universitar Sami Bislimi.

E rëndësishme në këtë periudhë krize është që shteti tu qëndroj pranë sektorit privat. Mirëpo Bislimi vlerëson se jo gjithnjë duhet tu ndihmohet kompanive financiarisht në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Sipas tij, shteti në vend se të jep ndihma të drejtëpërdrejta për subjektet ekonomike, duhet të investon në projekte kapitale të cilat do të kthehen pas tek subjektet ekonomike.   

“Qeveria ka instrument që nëpërmjet investimeve kapitale të rrit kërkesat nga ekonomia. Në momentin kur rritet kërkesa, atëherë subjektet ekonomike marrin stimul për të prodhuar dhe ofruar në treg sa më shumë produkte dhe në atë mënyrë do të rrisin të ardhurat e tyre. Do të thotë ndihma nuk duhet të shfrytëzohet për pasurimin e subjekteve ekonomike, por për mirëmbajtjen e rrjedhave ekonomike.”, tha Sami Bislimi, profesor universitar.   

Nga kuvendi pritet që të miratohet ribalanci i buxhetit me çka mundësohet realizimin i pakos së katërt ekonomike, ku parashihen mjete që do ti dedikohen sektorit të gastronomisë për të tejkaluar pasojat e pandemisë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

BERZH për vitin e ardhshëm parashikon rënie të BPV-së në Maqedoni për 5%

Z H

CIIE, arrihen marrëveshje paraprake me vlerë 72.62 mld dollarë

Z H

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës

E.E.

Frutat dhe perimet në vend kultivohen në toka të ndotura

T E

283.000 qytetarë do të marrin nga 6.000 denarë

T E

Ka filluar pagesa e ndihmës financiare prej 6000 denarëve për 283.000 qytetarë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...