Agjencia Zhurnal.mk

Ndihmë prej 200 mijë euro për zejtarët

Shkup, 15 tetor, zhurnal.mk – Në Ministrinë e Ekonomisë është nënshklruar marrëveshja për masën e kofinancimit të projekteve të Odave të Zejtarëve për zhvillim dhe promovim të zejtarisë si pjesë e programit për konkurentshmëri, inovacione dhe sipërmarrësi.

Ministria e Ekonomisë dhe Oda e Zejtarëve nënshkruan marrëveshje për kofinancim të mjeteve për pajisje të ndryshme për punë të zejtarëve. Ministri Kreshnik Bekteshi njoftoi se në seancën e mbrëmshme Qeveria ka miratuar thirrjen publike, ku Ministria e Ekonommisë dhe Banka për Zhvillim do t`u ofrojë ndihmë këtij sektori në dhënien e huave pa interes në vlerë prej 5000 euro. Bekteshi njoftoi se ndihma e ofruar për zejtarët do të jetë 200 mijë euro.

Zejtarët do të kenë mundësi të marrin kredi pa interes falë këtij projekti I cili është në bashkëpunim me BE në shumë deri 500 euro. Ministria e Ekonomisë nga miratimi I ribalancit dhe shpallja e tij në gazetën zyrtare mënjëherë do të shpallë edhe thirrjen publike ku ka ndarë 200 milionë euro dhe do tju ndihmojë 40 zejtarëve. tha Ministri i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Nga Oda e Zejtarëve e mirëpresin këtë bashkëpunimë pasi siç thonë deri më tani ky sektorë nuk ka pasur mundësi të shfrytëzoj kredi pa interes. Kryetari I kësaj shoqate Agron Fazliu thotë se ndihma e ofruar nga shteti I ka ndihmuar këtij sektori që të mbijetoj edhe pse siç shprehet ai, humbjet ishin shumë të mëdha.

Ky sektor nuk I ka shfrytëzuar këtë ndihmë që të merr kredi pa kamatë, ku ka nevoj secili zejtarë të shfrytëzojë këtë kredi nga 5000 euro pa interes. Sektori I Zejtarisë ka pasur humbje të mëdha, fal ndihmës së ofruar nga shteti me masën e tretë dhe të katërt do të munden zejtarët të mbijetojnë. tha Agron Fazliu nga Oda e Zejtarëve

Nga Oda e Zejtarëve njoftojnë se në nivel vendi, si pasojë e ndikimit të pandemisë në ekonominë vendore, 10 deri 15 % ka pasur mbyllje të zejtarive dhe largime të punëtorëve nga puna.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...