Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vizitë tre-ditore në Shqipëri

nga Xh M

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës-Administratorja dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura do të zhvillojë një vizitë tre-ditore në Shqipëri, nga data 9 deri më 12 Shtator 2024.

Gjatë vizitës së saj, znj. Ivana Živković do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, ministra të kabinetit, partnerë ndërkombëtarë për zhvillim dhe partnerë lokalë të UNDP-së.

Një nga momentet kryesore të vizitës së znj. Živković do të jetë inaugurimi i shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri. Shkolla, nga e cila përfitojnë 631 nxënës dhe 38 mësues, është një nga 63 institucionet arsimore të rindërtuara ose të riparuara në kuadër të Programit “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri. Programi “EU4Schools”, i udhëhequr nga parimet #NdërtojmëMëMirë dhe #NdërtojmëSëBashku, synon të riparojë/rindërtojë institucionet arsimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019-të në Shqipëri.

Znj. Živković do të vizitojë Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin” në Lezhë, pjesë e projektit “Fuqizojmë Komunitetin”, i cili financohet nga USAID Shqipëri dhe zbatohet nga UNDP. Projekti përfshin ngritjen e tre qendrave “Fuqizojmë Komunitetin” në Durrës, Kurbin dhe Lezhë. Qendrat ofrojnë shërbime sociale të integruara për grupet në nevojë në këto tre bashki.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More