Ndihmoi Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu, policia ndalon një të dyshuar

nga Xh M

Policia e Kosovës ka ndaluar një person, i cili dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes së tij nga burgu.

Ky i fundit u ekzekutua nga Policia Serbe pasi vrau një polic serb në Lloznicë, qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën, në orët e para të së enjtes dhe nuk pranoi të dorëzohej.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, teksa është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka kërkuar hetim më të detajuar sa i përket vrasjes së Faton Hajrizit.

Duke e dënuar aktin e vrasjes së policit në detyrë, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë tha se hetim vendor dhe ndërkombëtar është i domosdoshëm që të hetojë aktet sistematike të nxitjes e cytjes, organizimit e bashkëorganizimit të arratisjes së të burgosurve, paraburgosurve e të të kërkuarve nga drejtësia në Kosovë, në territorin e Serbisë, dhe krijimin atje të një ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More