Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Ndikimi i madh i Xherdan Shaqirit, e arriti këtë statistikë të mrekullueshme brenda 208 sekondave

Ndonëse luajti vetëm 30 minuta, Xherdan Shaqiri shkëlqeu mbrëmë kundër Aston Villës në Kupën FA.

Liverpooli ishte mysafir i Aston Villës në këtë kompeticion, ku fitoi me rezultat 1:4 dhe u kualifikua tutje, shkruan “Zeri.info”.

Shaqiri në këtë ndeshje u inkuadrua nga minuta e 61-të.

Me t’u inkuadruar, brenda pak minutave, futbollisti nga Kosova dhuroi dy asistime – një për Sadio Mane dhe një për Mohamed Salah.

Me këtë, Shaqiri bëhet futbollisti i parë i Liverpoolit që dhuron dy asistime si zëvendësues.

Herën e fundit, këtë e kishte arritur James Milner në ndeshjen ndaj Spartak Moskës në dhjetor të vitit 2017, duke bërë tri asistime.

Ndryshe, Shaqiri i bëri këto dy asistime brenda një periudhe prej 208 sekondash.

Postime të ngjashme

Martohen dy gjyqtarët e famshëm, Howard Webb dhe Bibiana Steinhaus

Z H

Edhe pse pa faj, Ibrahimoviç shpëton vetëm me 1 ndeshje mos lojë

Z H

Ramos rezulton pozitiv ndaj Covid

Z H

NBA/ Curry parakalon legjendën Chamberlain, bien Lakers

Z H

Man Utd dhe Juventus konsiderojnë shkëmbimin Pogba – Ronaldo

Z H

Mbrojtësi i Bajernit beson në përmbysje të rezultatit në Paris

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...