Ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë

nga Xh M

Nën organizimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, qytetarët kanë ndezur qirinj në sheshin “Skenderbeu” të kryeqytetit në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë, raporton Anadolu.

Dhjetëra qytetarë ndezën qirinj në mbrëmjen e 15 janarit, ditës kur vendi kujton një nga masakrat më të mëdha në vend gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, atë të Reçakut.

Bujar Dugolli, kryetar i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, tha se dimri i vitit 1999 ishte i përgjakshëm për shqiptarët e Kosovës, jo vetëm për Masakrën e Reçakut, por edhe shumë krime dhe masakra gjatë luftës së fundit.

“Të mos harrojmë se gjenocidi ndaj shqiptarëve është bërë edhe në dimrat e viteve të tjera. Që në dimrin e vitit 1877-78, kur u dëbuan me dhunë dhe u pastruan etnikisht mbi 700 vendbanime nga Sanxhaku i Nishit, për të vazhduar me dimrin e vitit 1912-13 për të bërë spastrimin etnik dhe dëbimin dhe vrasjen masive të shqiptarëve kur Serbia pushtoi Kosovën në Luftën e Parë Ballkanike”, theksoi Dugolli.

Ai tha se gjenocidi ndaj shqiptarëve kulmoi në fund të shekullit 20 me atë që nuk e njeh ndonjëherë historia e Kosovës.

Me qëllim që kjo ditë të shënohet në mënyrë dinjitoze, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” i ftoi të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet që jetojnë, që në orën e njëjtë në 7 e gjysmë të mbrëmjes të ndezin qirinj për të njëjtin qëllim.

Në luftën e fundit në Kosovë gjatë viteve 1998-99 u vranë mbi 10 mijë civilë, konsiderohet se u dhunuan seksualisht rreth 20 mijë gra shqiptare ndërsa u dëbuan nga vendi rreth 1 milionë shqiptarë.

Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë u cilësuan si gjenocid dhe u përcaktua që 15 janari të jetë Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More