Ndizen qirinjë në Shtip, për 59 viktimat e tragjedisë në Koçan

nga Xh M

Shtip, 16 mars – Shumë qytetarë janë mbledhur në qendërn e Shtipit, duke bërë kështu homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila u përfshi nga zjarri në Koçan, shkruan Alsat.

Qytetarët po ashtu, kanë ndezur edhe qirinjë në kujtim të këtyre viktimave, e po ashtu janë vendosur edhe disa fotografi.

Kujtojmë se në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, është djegur një diskotekë nga fishekzjarret në Koçan, ku si pasojë e zjarrit përveç 59 viktimave, janë edhe 155 persona të lënduar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More