Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

‘Ndjekja më e shpejtë në Britani ndonjëherë’: Adoleshenti ikën nga policia me rreth 300 km/h me motoçikletën e tij

Ky është momenti kur një adoleshent u arratis nga policia gjatë një ndjekje 30-minutëshe, para arrestimit të tij përfundimtar në një stacion benzine në një autostradë.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara nga Policia Metropolitane tregojnë Marian Vasilica Dragoi, 19 vjeç, duke ecur me shpejtësi deri në 300 km/h me Honda-n e tij të zi më 20 maj.

Ai kishte “injoruar” dritat e kuqe, trotuaret dhe ishte drejtuar në anën e gabuar të rrugës në një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar oficerëve.

Policia kishte vërejtur motoçikletën e tij me fuqi të lartë, me një targë false, rreth orës 21.20 në zonën Wood Green të Londrës veriore.

Siç bëhet e ditur më tej, ai madje kishte vozitur në rreth 100 km/h në një zonë ku ishte e lejuar një shpejtësi prej 30 km/h.

Pastaj ai u ndalua në ambientet stacioni të furnizimit me karburant ku edhe u arrestua.

Postime të ngjashme

Të gjitha detajet që duhet të dini para se të provoni BOTOX për herë të parë

Lea Muslija

A e uli pandemia numrin e atakëve të zemrës me 30% në vitin 2020?

Lea Muslija

Këto katër gjëra nga kuzhina janë zëvendësim i shkëlqyeshëm, nëse nuk keni detergjent rrobash

Dafina Vidishiqi

Thënia “besoni instinktit” është një mit

Dafina Vidishiqi

Harresa, përse ndodh?

Dafina Vidishiqi

Porsi skenë e ndonjë përralle – Shtëpiza parajse në xhungël të Kostarikës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...