Një person në Mitrovicë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti ka lëvizur me veturën e tij në shpejtësi shumë të madhe.
I njëjti nuk ka respektuar urdhrat e policisë për tu ndalur dhe ka ikur duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve por edhe të policëve, shkruan gazeta inFokus.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi qe i njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, kishte zhvilluar shpejtësi të madhe duke rrezikuar qytetaret. Zyrtarët policor e kanë sinjalizuar që të ndalet i dyshuari, mirëpo i njëjti e kishte zhvilluar shpejtësinë me të madhe të lëvizjes duke i rrezikuar zyrtarët policor. I dyshuari gjatë lëvizjes kishte goditur një automjet tjetër në udhëkryq. Policia kishte arrestuar te dyshuarin dhe njëjti i kishte fyer dhe kanosur zyrtaret policor. Me urdhër te prokurorit kujdestar, dyshuari është dërguar ne mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.