Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Ndodh në Malajzi, dronë për të zbuluar personat me temperaturë të lart

Në kuadër të mbrojtjes së përhapjes së Covid 19 në Malajzi do të përdoret një mënyrë e veçantë e identifikimit të personave të infektuar me Covid.

Malajzia është vendi i parë në botë që të për gjurmuar personat e infektuar me Covid do të përdorë dronët.

Mediat e huaja bëjnë me dije se pajisjet janë në gjendje që të masin temperaturën nga 20 metra lartësi, transmetojnë dritë të kuqe për të paralajmëruar organet kompetente nëse dikush ka temperaturë të madhe.

Ndërkohë javën e kaluar, Malajzia ka aplikuar masën e izolimit total në tentim për të ndaluar çdo herë e më shumë numrin e infeksioneve ditore – që deri në fund të majit kanë arritur në mbi 9.000 raste brenda 24 orëve.

E pavarësisht që ndërkohë ka filluar të bie numri i të infektuarve në baza ditore, zyrtari kryesor shëndetësor Nur Hisham Abdulah, ka paralajmëruar se shumica e rasteve të reja të infeksioneve por edhe atyre që kanë humbur jetën po ndodhin si pasojë e kontakteve me të panjohur.

Postime të ngjashme

Kura me mjaltë dhe limon për problemet me tretjen

Lea Muslija

Mbijeton foshnja që lindi në muajin e pestë, feston 1 vjetorin e lindjes

Lea Muslija

Organet pa të cilat mund të jetojmë

Dafina Vidishiqi

Si kufjet mund të dëmtojnë ngadalë dëgjimin, me kalimin e kohës!

Dafina Vidishiqi

Ndikimi i temperaturave të larta në shtypjen e gjakut

Dafina Vidishiqi

Vetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës/ Mënyra natyrale në shtëpi

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...