Kronika Shqipëri

Ndodh sërish në Fier/ Dhëndri tenton të vetëvritet me thikë në shtëpinë e vjehrrit

Zhurnal Ads

Një 36-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në Fier, rasti i dytë në shtëpinë e vjehrrit. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos. Policia deklaron se rreth orës 08:30, në banesën e vjehrrit të tij, shtetasit S. A., dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi T. J., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mbrëmjen e 19 shtatorit, 6 ditë më parë një tjetër i ri tentoi të vetëvritej me armë zjarri në banesën e vjehrrit pas konflikteve me bashkëshorten. Pas orësh të tëra negociatash mes policisë së Fierit, forcave RENEA dhe 31-vjeçarit Elton Meta ai u dorëzua dhe u arrestua, teksa iu sekuestra automatiku dhe një gëzhojë.

Postime të ngjashme

PD bën publike emrat e kandidatëve për qarkun e Durrësit, votohet nesër

admin

Ilir Meta bën thirrje: Zgjidhni çështjen e naftëtarëve para se t’u rrezikohet jeta

H S

S’ka surpriza te ‘Ligjet’, rrëzohet dekreti i Metës, Kodi Zgjedhor të enjten për rivotim në Kuvend

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...