Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ndodhej në Izmir, aktorja turke tregon si i shpëtoi tërmetit shkatërrimtar

Zhurnal Ads

Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.6 në Izmir, i cili la pas 79 viktima dhe qindra të plagosur, është përjetuar shumë keq nga të gjithë qytetarët. Aktorja turke Serenay Sarikaya ka treguar se si i shpëtoi tërmetit bashkë me nënën e saj dhe si ndihet pas kësaj ngjarje.

Ajo ka rrëfyer përmes një postimi në Twitter se në momentin e tërmetit ka qenë në rrugë me të ëmën dhe se fatmirësisht nuk i ka përjetuar lëkundjet e forta. Megjithatë ajo ka shprehur ngushëllimet për gjithë jetët e humbura dhe uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

“Kur ra tërmeti në Izmir unë dhe nëna ime ishim rrugës. Kjo që ndodhi është e pabesueshme për njerëzit. I uroj shërim të shpejt të gjithëve. Zemra dhe lutjet e mia janë me ju”, ka shkruar Sarikaya.

Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende operacionin për gjetjen e trupave nën rrënoja dhe deri më tani raportohet për 79 të vdekur e 962 të plagosur. Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Në ishullin Samos në Greqi humbën jetën dy adoleshentë nga tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe një shqiptar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mozzik realizon tatuazh të ri në dorë

S.B.

Kanye West harxhoi 9 milionë dollarë për 60 mijë vota

Z H

Pasi u infektua me COVID-19, Georgina i drejtohet Cristianos: Ti je inspirimi im

admin

Dwayne ‘The Rock’ Johnson lëndohet gjatë stërvitjeve në palestër, shfaqet i përgjakur në videon e ndarë në Instagram

admin

Një miliard klikime për “Without Me” nga Eminemi

S.B.

Tre muaj nga incidenti, Enca tregon se është rikthyer sërish në këmbë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...