Shqipëri

“Ndodhën dy zjarre në bord, pastaj disa stuhi…”! Rrëfimi i rrallë i Leka Zogut për fatkeqësitë e tij me anijet

Zhurnal Ads

“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 14 gushtit 1968, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me rrëfimin e fatkeqësive të Leka Zogut me përdorimin e anijeve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Leka I, mbreti i Shqipërisë në mërgim, i rrëfeu fatkeqësitë e tij Christian Bombediac-ut të “Sud-Ouest” :

“Kur bleva anijen time dy vite më parë në Angli, nuk bëra një aferë të mirë. Tani po e vë re. Mbase u nxitova pak.

Dikur lundroja, por mendova se ishte më lehtë të ktheja një çelës për të ndezur një jaht. Kështu bleva “Solartite-n”, por sapo arrita në Alicante dy zjarre ndodhën në bord.

Me mysafirët e mi, ne e vumë situatën nën kontroll, sepse, natën, parimi im është të bëj një xhiro çdo orë. Kështu që zjarrin e zbulova menjëherë. Më vonë, më ndodhën disa stuhi, por nuk kam frikë prej tyre…”

Leka I i Shqipërisë po kërkon gjithashtu një “banesë” në Paris. Duhet që ajo të ketë një tavan të lartë sepse mbreti në mërgim është i gjatë 2.04 m.

Postime të ngjashme

Autoritetet greke bllokuan 1.1 ton drogë që vinte nga Shqipëria

admin

Ambasadori gjerman, Zingraf: Gjykata Kushtetuese të bëhet sa më shpejt funksionale

admin

Rezultoi ish- sigurims, Lleshaj mbron Gjovalin Lokajn: Mbaj përgjegjësi për emërimin e tij

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...