Agjencia Zhurnal.mk

Ndombele shfaqet si objektiv befasues i Barcelonës

Barcelona ka riaktivizuar interesin e tyre për mesfushorin qendror të Tottenham Hotspur, Tanguy Ndombele.

23-vjeçari ka luftuar me lëndime dhe formë në sezonin e tij debutues për Spurs, të cilëve iu bashkua në një marrëveshje prej 60 milionë eurosh nga Lyoni verën e kaluar.

Francezi ka bërë 27 paraqitje për klubin e Londrës së Veriut këtë sezon, por ka gjetur mundësi të kufizuara dhe loja e tij është kritikuar nga Jose Mourinho.

Sipas gazetës El Mundo Deportivo, Ndombele ka përfunduar në radarin e Barcelonës, e cila e do për sezonin e ri.

Thuhet se aftësitë e Ndombeles përputhet me profilin që katalunaët po kërkojnë, një mesfushor që vrapon shumë dhe mund ta imponojë veten fizikisht gjatë ndeshjeve.

Raporti shton se ardhja e lojtarit do të lehtësonte presionin e këtij stili të mesfushorit për shkak të largimeve të mundshme të Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic këtë verë.

Francezi me origjinë Kongoleze, ka të ngjarë të vihet në dispozicion për transferim këtë verë dhe Blaugranët mund të jenë në gjendje të forcojnë radhët e tyre.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...