Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Ndonjëherë shpejtësia shpëton jetë – Lamborghini i policisë transportoi veshkën për transplant

Policia me veturën Lamborghini arriti nga Padova në Romë në më pak se tre orë, me një shpejtësi mesatare prej 230 km/orë.

Policia italiane ka disa vjet në flotën e saj një Lamborghini Huracan LP-610, i cili mund të duket si i panevojshëm, por ky lajm tregon se nuk është kështu, transmeton Telegrafi.

Një makinë e fuqishme super sportive me një motor V10 që prodhon 610 kuaj fuqi përdoret për detyra të veçanta, dhe njëra prej tyre ndodhi më 5 nëntor.

Në atë kohë, policisë iu dha detyra të transportonte veshkat për transplantim nga Padova në Romë.

Gjegjësisht, punëtorët shëndetësorë vlerësuan se mënyra më e mirë për të transportuar është në një makinë të shpejtë policie.

Ky Lamborghini ka një frigorifer dhe një defibrilator në bagazhin e saj.

Udhëtimi nga Padova në kryeqytetin italian zakonisht zgjat pesë orë, por ekipi i policisë e përshkoi atë distancë në më pak se tre orë, me një shpejtësi mesatare prej 230 km/orë.

Postime të ngjashme

Shenja më e trishtuar e horoskopit: Janë armiqtë më të këqijtë të lumturisë

T E

17-vjeçari Nura, “shqiptari i parë në Mars”

S.B.

Në pyjet evropiane po rritet numri i insekteve të dëmshme

S.B.

Gjenden shenja jete në thellësi rekorde të tokës – mbi 5 km

S.B.

Pas divorcit, një gjykatë kineze urdhëron burrin t’i paguajë gruas 7.700 dollarë për punët e shtëpisë

S.B.

Vajza zbuloi një ‘hile’ se si të shtrydhet i gjithë lëngu nga një limon

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...