Agjencia Zhurnal.mk

Ndotja, automobilat e lirë do të paguajnë më shtrenjtë

Shkup, 11 janar, Zhurnal.mk – Automobilat më të lirë gjatë importit do të paguajnë tatim më të lartë, për dallim nga makinat e shtrenjta. Tatimi ka filluar të zbatohet, me çka akciza e deritanishme tashmë nuk ekziston, por do të ketë vetëm tatim. Dispozitat dhe rregulloret se si do të bëhet tatimimi, tashmë janë vërtetuar. Paraprakisht, lartësia e akcizës vërtetohej me 13 norma të ndryshme, varësisht nga vlera e automobilit ndërsa tani me tatimin e ri ekzistojnë vetëm dy komponentë. Njëra është vlera e makinës ndërsa risi është lartësia e lirimit të CO2. Nëse vendosni të blini makinë në vlerë prej 4500 euro me emetim të CO2 prej 111 gram në kilometër, në vend 45 euro, me ligjin e ri, duhet të paguani 180 euro apo135 më shumë.

Për dallim nga makinat më të lira, nëse blini makinë me një çmim prej 31,000 euro me emetime të CO2 prej 140 gram në kilometër do të duhet të paguani 5,256 euro taksë, ose 324 euro më pak sesa sipas ligjit të vjetër, megjithëse kjo makinë ndot më shumë. Ish Kritika për Ligjin e ri dha edhe këshilltari i ish ministrit të financave, Dragan Tevdovski, Branimir Jovanoviç, i cili në rrjetet sociale masën e komentoi si marrje prej të varfërve dhe dhënie të të pasurve.

Pavarësisht nëse quhet akcizë ose taksë, nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor. Ndryshimi është se me zgjidhjen e re që hyn në fuqi këtë vit, makinat më të shtrenjta marrin taksa më të ulëta se më parë, ndërsa ato më të lirat marrin taksa më të larta”-tha Branimir Jovanoviq.

Qeveria Ligjin për Tatim të Automjeteve e paralajmëronte si pjesë e masave për të luftuar ajrin e ndotur, si dhe freskimin e parkut vozitës. Sipas autoriteteve, përfitimet do të jenë të mëdha për të gjithë shoqërinë, dhe qytetarët do të stimulohen nga taksat më të ulëta për të blerë automjete më të shtrenjta dhe më ekologjike.(asat-m)

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...