Agjencia Zhurnal.mk

Ndotja dhe moti, shkak për rritjen e numrit të të prekurve nga gripi

Shkup, 11 janar, zhurnal.mk – 207 raste me grip janë regjistruar brenda javës së parë të 2020-tës. Numri më i madh i të prekurve janë persona të moshës nga 15-64 vjeçare, ndërsa gripi ka dëmtua më tepër fëmijët deri në 4 vjeç. Epidemiologët paralajmërojnë një përhapje të gripit me nisjen e gjysmë vjetorit të dytë shkollor. Ata apelojnë për vaksinim kundër gripit.

“Presim me fillimin e gjysmëvjetorit shkollor të ketë rritje numri i të prekurve nga gripi, gjithsesi ka rritje të numrit të të prekurve mirëpo atëherë pritet një rritje më e theksuar dhe arritje e kulmit diku nga muaji shkurt. Për momentin rreth 1500 vaksina janë ndarë në gjithë shtetin dhe janë vaksinuar punonjësit shëndetësor, 3000 vaksinat tjera do ridedikohen për grupet e rrezikut të cilat edhe deri më tash patën shansin për vaksinim pa pagesë”, u shpreh Gordana Kuzmanovska, Epidemiologje ISHP.

Ekspertët thonë se niveli i lartë i ndotjes së ajrit ndihmon përhapjen e gripit dhe sëmundjeve tjera që kanë të bëjnë me organet e frymëmarrjes

“Në përgjithësi ndotja e ajrit shkakton rëndesë në imunitetin e përgjithshëm të organizmit e secilit, si tek të shëndoshit ashtu dhe tek ata të cilët veçmë janë të prekur nga ndonjë sëmundje, posaçërisht nëse janë nga ndonjë sëmundje respiratore. Dobësimi i imunitetit dhe veprimi i dëmshëm i ndotjes mund të ndikojë keq dhe ta rris shansin jo vetëm për grip por dhe të sëmundjeve tjera respiratore, në veçanti tek gripi që është sëmundje e rëndë dhe që sjell numër të lartë të komplikimeve madje dhe raste të vdekjeve”, tha Gordana Kuzmanovska, Epidemiologje ISHP.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, qytetet me më shumë të prekur nga gripi rezultojnë të jenë Gostivari, Shkupi dhe Strumica.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...