Agjencia Zhurnal.mk

Ndotja e ajrit alarmuese në Prishtinë

Prishtinë, 17 janar – Zhurnal.mk – Kosova edhe më tej po ballafaqohet me nivelin e lartë të ajrit të ndotur. Kjo ndotje po ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve, të cilët po kërkojnë trajtim mjekësor shkaku i problemeve që po u paraqiten.

Ndotja e ajrit edhe gjatë këtij viti po vazhdon të jetë problematike në Kosovë. Niveli i lartë i ajrit të ndotur po rrezikon shëndetin e qytetarëve në vend. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është thënë se sipas shumë të dhënave ajri i ndotur rrit numrin e të sëmurëve e po ashtu shkurton jetën.

Sipas këtij Instituti, shkaktarë të ndotjes janë termocentralet elektrike, automjetet e vjetërsuara, djegia e shtuar e karburanteve e faktorë të tjerë. “Efektet afatshkurta të ajërndotjes sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmë bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive te moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe të rritjes së shkallës së mortalitetit”, është thënë nga ky Institut gjatë ditës së djeshme.

Për t’u mbrojtur nga ajri i ndotur IKSHPK-ja ka kërkuar nga qytetarët që të përdorin maskat mbrojtëse gjatë kohës kur dalin jashtë, që të qëndrojnë më shumë në mjedise me nivel më të ulët të ndotësve e të qëndrojnë në shtëpi. Sipas këtij Instituti, urgjentisht duhet të përpilohet një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...