Agjencia Zhurnal.mk
Medicina

Ndotja e ajrit dhe Covid-19, Rexhepi: Rrezik potencial për të sëmurët kronik

Zhurnal Ads

Shkup, 31 tetor – Pulmologu, Ruzhdi Rexhepi, thotë se 33% e të smurëve të përgjithshëm drejtohen nëpër ambulatat pulmollogjike.

Ndotja e ajrit e ka shtuar numrin e pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë në këte repart.   

“Grimcat me peshë më të madhe të cilat arrijnë të fluturojnë dhe që arrijmë të inhallojmë, këto normalisht ngjiten nga pjesa e hundës, në lazofaring, bile më të lehtat futen edhe më thellë. Momentin që këto ngjiten në rrugët e frymarrjes, organizmi I detekton, reagon në këto, disa janë me peshë më të madhe që edhe procesi I fagocitozës, që është një process I zhbërjes së grimcave të huaja nuk arrin që ti zhdukë, këto për një kohë më të gjatë ngelen në rrugët respiratore”, u shpreh plumologu Ruzhdi Rexhepi.  

Rexhepi shpjegon se tek pacientët të cilët I kanë të dëmtuara rrugët e frymjarrjes nga ndotja e ajrit, Korona-virusi mund të shëndrrohet në vrasës.  

“Njerëzit që jetojnë në ambient të  stërndotura të ajrit, llogarit që kanë një dëm në rrugët respiratore nëpërgjithësi në pulmon, këto pacient mase kanë një afekcion më të madh për të zhvilluar një klinikë më të fuqishme të Covidit”, theksoi Rexhepi.  

Rexhepi, ju rekomandon të gjithë atyre që kane probleme respiratore në kohë pandemië të shamigin kontaktet e panevojshme me njerëzit, te respektohen masat, ajrosje të ambientevë të mbyllurat dhe të ushqehen shëndetëshëm me pemët e stinës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pse duhet të ecim së paku 30 minuta në ditë?

S.B.

Ankthi dhe stresi: Armiqtë e heshtur që sjellin këto probleme shëndetësore

S.B.

Nëse ju dhemb shpesh koka, duhet të hani këtë ushqim: Këta janë artikujt të cilët eliminojnë këtë problem

S.B.

A mund të infektohemi dy herë nga Covid-19?

admin

Kombinimi i ushqimit që ju shpëton nga tensioni i lartë dhe sinoziti

S.B.

A është e mundur të teprohet me vitaminën D në organizëm?

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...