Agjencia Zhurnal.mk

Ndotja e ajrit, Pendarovski: Temë e diskutimit në Këshillin për siguri

Shkup, 10 nentor – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thotë se problemi i ndotjes së ajrit mund të zgjidhet vetëm me koordinim dhe përfshirje të të gjitha institucioneve. Pendarovski planifikon që për këtë problem të bisedohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për Siguri.

Presidenti shton se ju ka bërë thirrje organizatave dhe nismave qytetare të vinë në kabinetin e tej më 14 nëntor.

“Problemi i ndotjes së ajrit mund të zgjidhet vetëm me koordinim dhe përfshirje të të gjithë institucioneve kompetente. Për këtë shkak do të intensifikoj komunikimin dhe koordinimin me organizatat qytetare që veprojnë në fushën e ekologjisë. Problemin e ndotjes së ajrit planifikoj të jetë pikë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për Siguri. Dua që organizatat qytetare të dinë se më kanë në dispozicion mua që të ndihmoj në aktivitetet, të jem përkrahës i nismave qytetare dhe urë për komunikim më të shpejtë mes institucioneve kompetente dhe organizatave qytetare”, shkruan Pendarovski në thirrjen e hapur nismave qytetare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...