Ndotja e lumenjve në Shqipëri, mediat italiane ngrenë alarmin: Po na dëmton të gjithëve

nga L. M

Mediat italiane kanë ngritur alarmin për ndotjen e lumenjve në Shqipëri, të cilët përfundojnë në detin Adriatik.

Sipas raporteve, sasi të mëdha plastike dhe mbetje të ngurta transportohen nga lumenjtë shqiptarë drejt Italisë, duke rritur shqetësimet për mjedisin, shëndetin dhe turizmin.

Në një kronikë të mediave italiane, të shoqëruara me pamje të lumenjve të mbushur me mbetje, theksohet se kjo plastikë mund të riciklohej dhe të gjeneronte fitime të mëdha.

Megjithatë, mungesa e menaxhimit të duhur, korrupsioni dhe dështimi i institucioneve pengojnë përdorimin e qëndrueshëm të saj.

Gjithashtu në video theksohet se në zonat rurale, mbetjet nuk mblidhen si duhet, ndërsa ndihmat dhe incentivat nga Europa shpesh nuk arrijnë tek qytetarët.

“Pamja që shohim na dëmton të gjithëve, jo vetëm vendin nga vjen, por edhe Italinë. Shqipëria është në rrugën e zhvillimit, por qeveria aktuale vetëm flet dhe premton, ndërkohë që korrupsioni mbizotëron.

E gjithë kjo plastikë mund të riciklohej, duke sjellë përfitime të mëdha, por përfundon në det. Në fshatra nuk ka koshë plehrash, ndërsa Tirana pretendon të zhvillohet,” theksojnë mediat italiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More