Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ndotja në Shkup vazhdimisht zvogëlohet pa faktorë atmosferikë

Shkup, 7 maj – Zhurnal – Në kuadër të aktiviteteve të Qytetit të Shkupit, qeverisë dhe komunave në kryeqytet, në bazë të |analizës së fundit të përgatitur nga të  dhënat zyrtare për cilësinë e ajrit dhe mjedisin, tregohet një ulje e qëndrueshme e ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Nuk ka ndryshime drastike në temperaturën mesatare në gjashtë vitet e fundit, pasi temperatura mesatare të shumtën e kohës është rreth 14 gradë Celsius, që do të thotë se temperatura nuk është arsyeja e zvogëlimit të ndotjes.

Situata me erërat është e ngjashme, në periudhën 2015 – 2020, situata është pothuajse e pandryshuar.

Qyteti i Shkupit, Qeveria e RSM-së dhe komunat në qytet, me përpjekje të përbashkëta dhe implementimin e një sërë aktivitetesh për gjelbërimin e sipërfaqeve të reja dhe ruajtjes së gjelbërimit ekzistues urban, me promovimin e biçikletave si mjet alternative të transportit, ndërtimin e shtigjeve të  reja të biçikletave dhe këmbësorëve dhe rindërtimin e rrugëve ekzistuese kontribuojnë në uljen e ndotjes së mjedisit.

Me aktivitete të koordinuara dhe konkrete që promovojnë jetesë të shëndetshme urbane, fushata të ndërgjegjësimit mjedisor, si dhe projekte për ndërtim në Shkup dhe zonën përreth, do të kontribuojnë më tej në uljen e ndotjes së ajrit dhe përqendrimit mesatar të grimcave PM 10 në ajër.

Duke pasur parasysh të dhënat mesatare aktuale, të marra nga stacionet zyrtare të matjes, për periudhën 2015-2020, vihet re trendi i uljes së ndotjes së ajrit atmosferik në Shkup.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...