Agjencia Zhurnal.mk

Ndrenika: BE presion Veselit dhe Thaçit, s’do zgjidhje, përplasje e hapur me SHBA

I ftuar në Ora News, gazetari Denion Ndrenika u shpreh se ngritja e akuzave nga Haga për Thaçin dhe Veselin është një presion i hapur kundër marrëveshjes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se BE nuk dëshiron që të ketë një zgjidhje të çështjes shqiptare, pasi nuk mundet që t’i bëjë qejfin Rusisë.

Denion Ndrenika: Kjo është në presion i hapur kundër një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. BE ka lëvizur edhe një levë tjetër për të vënë në presion Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin. Ne nuk na duan. Rrethanat ndërkombëtare historike e tregojnë shumë qartë. Një eurodeputet francez tha se ishte kundër Shqipërisë pasi, sipas tij jemi një çiban i Turqisë. BE nuk dëshiron që të ketë një zgjidhje të çështjes shqiptare, pasi nuk mundet që t’i bëjë qejfin Rusisë duke pranuar një zgjidhje të çështjet shqiptare që i kalon interesat e Rusisë.

Ky është një mekanizëm i pisët për të thirrur Thaçin dhe Veselin. Unë nuk gjej ndonjë rast kur në shqiptarët të kemi qenë masakrues apo genocidial. Nëse i kemi masakrat tona të rreshtuara nga grekët dhe sllavët, por nuk di që ata të kenë masakra nga ne.

Për Ndrenikën, kjo është një përplasje e hapur e BE-së me nismën e SHBA-së, pavarësisht nëse del një marrëveshje e keqe apo jo, për ta zgjidhur këtë çështje.

Denion Ndrenika: Vuçiç ishte në Moskë dhe takoi Putin, pastaj u ftua në Bruksel dhe tha që edhe BE-ja të jetë udhëheqëse e dialogut. Në datë 27 qershor është në Washington. Kjo është një përplasje e hapur e BE-së me nismën e SHBA-së, pavarësisht nëse del një marrëveshje e keqe apo jo, për ta zgjidhur këtë çështje, pse jo shpejt. Për fat keq unë mendoj se mund të humbim territor, pasi SHBA po mundohet që të shtyjë drejt një marrëveshjeje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...