Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ndryshe nga Kosnetti, Lajçaku nuk e përmend finalen me njohje reciproke

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndrim të prerë se finalja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke. E ndryshe nga amerikanët, Bashkimi Evropian vazhdon të mos e përmendë njohjen reciproke.

Emisari i BE-së për negociatat Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka disa ditë që po qëndron në Prishtinë, ku ka takuar të gjithë krerët e shtetit, opozitën e përfaqësues të ambasadave të huaja.

Lajçaku, të mërkurën mbrëma, ka takuar edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar për fazën finale të dialogut.

Pas takimit, ka qenë ambasadori amerikan Kosnett ai i cili ka dhënë detajet e para rreth asaj se çfarë biseduan, derisa ka qenë shumë i prerë se njohja reciproke Kosovë-Serbi duhet të jetë rezultati final i negociatave për paqe, shkruan Gazeta Express.

“I kënaqur pas takimit me Lajçakun, me të cilin diskutuam interesat e përbashkëta në vazhdimësinë e dialogut. Marrëveshjet e Washingtonit plotësojnë procesin e drejtuar nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta, normalizimin dhe njohjen reciproke Kosovë-Serbi”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Rreth takimit me Kosnett ka shkruar edhe emisari sllovak, megjithatë s’ka përmendur fare punën e njohjes reciproke.

“Pata një diskutim shumë të mirë me ambasadorin amerikan në Kosovë. BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin interes në Ballkanin Perëndimor. Së bashku dëshirojmë të shohim rajonin teksa përparon, dhe ka një perspektivë të qartë dhe të prekshme evropiane”, ka shkruar Lajçak pas takimit.

Emisari i BE-së në Kosovë gjendet pas bllokadës së re në negociata, ku Prishtina zyrtare refuzon diskutimin për Asociacionin, derisa Beogradi kushtëzon kthimin në tryezë me diskutimin për komunat me shumicë serbe.

Edhe pas takimeve që ka pasur me krerët e shtetit, qëndrimi për punën e Asociacionit s’ka ndryshuar fare. Thaçi, Hoti e Osmani, bashkë me opozitën janë unik sa i përket çështjes së Asociacionit për atë se s’duhet të diskutohet më në Bruksel për një temë të tillë.

Lajçaku sot do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë dhe më pas do të udhëtojë drejt Beogradit.

Postime të ngjashme

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

S.B.

BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta

S.B.

Kurti: Qeveria e re nuk do t’i ketë më pak se 5 ministre

S.B.

Haradinaj pas raportimeve për blerjen e votave kërkon të merren masa ndaj manipuluesve

S.B.

Hoti uron 8 marsin, ditën e gruas

S.B.

PZAP pezullon për pesë vite gjashtë komisionarë të një vendvotimi në Suharekë, pas ankesës nga Albena Reshitaj

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...