Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ndryshim të Programit për imunizim, vaksinat-KOVID në muajt e parë të vitit 2021

Shkup, 7 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në seancë të Qeverisë dorëzoi propozim programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për imunizimin e detyrueshëm të popullatës në Republikën e Maqedonisë e Veriut për vitin 2020. Duke ndryshuar Programin e vaksinimit, ne jemi një hap më pranë sigurimit të vaksinave për Kovid-19 përmes mekanizmit Kovaks, thekson ministri Filipçe.

Programi parashikon ndryshime në pjesën e burimeve financiare, si një nga detyrimet e ndërmarra me marrëveshjen me GAVI për hyrjen në mekanizmin Kovaks. Mjetet tashmë janë siguruar me rebalancin e fundit të buxhetit. Nëpërmjet mekanizmit Kovaks do të sigurohen 833.000 vaksina – doza për një popullsi prej rreth 400.000 qytetarë për vaksinim dhe rivaksinim.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, vaksinat në vend do të arrijnë në përputhje me planin e shpërndarjes së përcaktuar nga Kovaks, ndërsa shpërndarja do të jetë e njëkohshme në 127 vendet, si dhe në vendet e rajonit – Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe një pjesë e Serbisë. Dorëzimi i parë i vaksinave pritet në muajt e parë të vitit 2021.

“Përveç këtij mekanizmi, Ministria e Shëndetësisë ka filluar negociatat, përkatësisht ka paraqitur kërkesa zyrtare për sigurimin e vaksinave përmes dy mekanizmave të tjerë. E para është në negociata të drejtpërdrejta dhe me furnizim të drejtpërdrejtë nga kompanitë Fajzer dhe AstraZeneka që prodhojnë vaksinat, nga ku ne presim që së shpejti të kemi një ofertë zyrtare. Mekanizmi i tretë është përmes Bashkimit Evropian, për të cilin gjithashtu zyrtarisht kërkohet nga delegacioni në Shkup dhe ne presim informacion. Sa i përket furnizimit brenda Bashkimit Evropian, BE-ja urdhëron 200 milion vaksina për vendet anëtare dhe 100 milion doza shtesë për vendet evropiane jashtë Bashkimit”, thekson Filipçe.

Vaksina-KOVID do të jetë falas për të gjithë qytetarët dhe nuk do të jetë e detyrueshme. Me fillimin e vaksinimit, thekson Ministria, nuk do të zvogëlohet menjëherë rreziku i Kovid-19, as nuk do të zvogëlohet menjëherë presioni mbi objektet shëndetësore, por vaksinimi i vazhdueshëm dhe respektimi i vazhdueshëm i masave parandaluese mund të ndryshojnë ndjeshëm pasqyrën e pandemisë.

“Virusi i Kovid-19 do të vazhdojë të qarkullojë në periudhën e ardhshme. Prandaj, masat për parandalimin dhe mbrojtjen siç janë mbajtja e maskës, mbajtja e distancës, mos grupimi, higjiena e duarve do të jenë të detyrueshme në periudhën e ardhshme”, thuhet në kumtesë.

Të parët në listën prioritare për vaksinimin do të jenë punonjësit shëndetësorë që përballen me Kovid-19, si dhe grupet e rrezikut të qytetarëve me rrezik të rritur për Kovid-19 për të cilat vaksina do të rekomandohet shumë, por jo edhe e detyrueshme.

Postime të ngjashme

5 të vdekur dhe 807 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

ASH dhe Alternativa nuk do ta mbështesin ligjin për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim të VMRO-DPMNE-së

Z H

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Z H

Azeski apel të sigurohet qarkullim i pandërprerë i mallrave drejt Selanikut

Z H

Qeveria: Raporti më i ri i Fridom Haus konstatoi përparim me vlerësim pozitiv për reformat

Z H

Zaev do ta teston votëbesimin e Qeverisë në Kuvend

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...