Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ndryshime në Kodin Penal/ Risi është ngacmimi ndaj punonjësve seksual

Shkup, 2 qershor – Zhurnal.mk – Në procedurë është procesi i bisedimeve për ndryshime në Kodin Penal në të cilin, ndër të tjera, janë të përshirë edhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, tha zëdhënësi i qeverisë Dusko Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërkesat e punonjësve seksual për dekriminalizimin e punës së tyre.

“Kërkesat për momentin janë duke u shqyrtuar, ndryshimet në Kodin Penal pritet shumë shpejtë të jenë në seancë të Qeverisë. Po futen vepra të reja penale, të tilla si sulmet seksuale dhe ngacmimet seksuale. Kjo i përfshin të gjithë personat, gratë, mes të cilave, natyrisht, janë edhe punonjësit seksual”, tha Arsovski.

Punonjësit seksual sot në Shkup, nën moton “Fustani i kuq më përshtatet mirë”, e shënuan Ditën ndërkombëtare të punonjësve seksual- 2 qershor dhe thanë se është e nevojshme të përmirësohen të drejtat e tyre shëndetësore, sociale dhe të punës.

Komuniteti i punonjësve seksual kërkon që puna seksuale të njihet si një profesion me zgjedhje të lirë, me ç’ka ajo do të bëhet pjesë e tregut të punës, ndërsa punonjësit seksual do të njihen si punëtorë.

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...