Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ndryshimet e Kodit zgjedhor dorëzohen në Kuvend

Shkup, 30 mars – Zhurnal – Ndryshimet e Kodit zgjedhor në të cilin parashikohet përdorimi i terminaleve nga shenjat e gishave në zgjedhjet lokale me mbështetje të deputetëve të BDI-së, LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës dhe BESËS, pasdite janë dorëzuar në Kuvend.

Tani për tani nuk ka informata nga kabineti i kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi kur do të caktohet seanca që ato të votohen.

Ndryshimet e kodit zgjedhor në Kuvend ishin dorëzuar prejse dje liderët e dy partive më të mëdha politike në shtet LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, arritën marrëveshje finale në lidhje me përdorimin e finger printit në zgjedhjet lokale. Ata dje u dakorduan gjithashtu për anulim të regjistrimit, të cilët, siç thanë, duhrt të mbahet në periudhë nga data 5 deri më 30 shtator dhe për shkak të asaj i prolonguan edhe zgjedhjet lokale për gjysmën e dytë të tetorit.

Sipas informatave nga grupi i deputetëve, në ndryshimet e Kodit zgjedhor të dorëzuara deri te Kuvendi janë përmbajtur kushtet për votim me terminalet për leximin e shenjave të gishtave, procedura si të veprojnë organet zgjedhore nëse terminali dhe terminali rezerv nuk punojnë.

Ndryshimet përmbajnë edhe propozim për ndryshim të terminit në zgjedhjet lokale. Ato me siguri do të mbahet më 24 ose 31 tetor.

Marrëveshja për përdorim të finger printerit në zgjedhjet lokale paraprakisht ishte arritur në nivel të grupeve të punës të grupeve nga deputetët.

“Sot dua t’u njoftoj se është dorëzuar Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, të nënshkruar nga të gjitha grupet e deputetëve. Në këtë propozim-ligj ndryshimet parashikojnë dy punë të rëndësishme”, deklaroi sot deputeti Antonio Misholloski në konferencën për shtyp në Kuvend.

E para, siç tha është zhvendosja e terminit për zgjedhjet lokale për gjysmën e dytë të tetorit, që do të thotë se zgjedhjet lokale mund të mbahen më 24 ose 31 tetor të këtij viti. Ndryshimi i dytë, shtoi ai është ajo që mundësohet përdorim efikas dhe realizim i obligimit ligjor për përdorim të pajisjeve për shenja të gishtave gjatë votimit, që i mundëson KSHZ-së në mënyrë efikase të lidhet me data bazën e MPB-së.

“Konsiderojmë se këto ndryshime të propozuara do ta rrisin besimin në procesin zgjedhor veçanërisht në një për fat të keq, shoqëri e polarizuar, siç është e jona”, shtoi Milloshoski.

KSHZ, siç deklaroi kryetari i saj, Aleksandar Dashtevski, e pret votimin e këtyre ndryshimeve të Kodit zgjedhor, sa më shpejtë ta fillojë procedurën për furnizim të terminaleve dhe për krijimin e kushteve për zbatim të llojit të tillë të zgjedhjeve

Postime të ngjashme

Qytetarët e vaksinuar të Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Gjermani

Dafina Vidishiqi

Mariçiq: Kroacia mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

Sondazh i Gallup: 70% e bullgarëve janë kundër dorëzimit para Shkupit

Dafina Vidishiqi

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...