Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ndryshimet e Ligjit për Regjistrim të mbështetura në Komisionin për çështje evropiane, nesër janë para Komisionit juridiko-ligjdhënës

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Në Kuvend vonë pasdite, përfundoi debati parlamentar mbi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, me procedurë të shkurtuar.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi nga BDI-ja deklaroi për MIA-n se seanca përfundoi vonë këtë pasdite me një pikë të vetme në rendin e ditës – shtyrjen e regjistrimit, i cili do të mbahej nga 5 deri më 30 shtator. Deri në orën 15 janë dorëzuar më shumë se 100 amendamente nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Njëqind e një amendamente u paraqitën deri në orën 15, kishte edhe të tjera pas orës 15 dhe të gjitha nga aspekt formal nuk ishin të rregullta. Si kryetar i Komisionit për çështje evropiane, mora një letër njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, se disa nga ndryshimet nuk ishin paraqitur siç duhet sepse ishin shkruar emrat e deputetëve të opozitës dhe në shumicën prej tyre, të nënshkruar nga vetëm dy ose një deputet, ndërsa duhet nga të gjithë emrat e theksuar të deputetëve. Për këto arsye, kryetari vendosi kështu, mora një njoftim dhe jemi të detyruar ta respektojmë atë”, tha Ademi.

Ademi informoi se kishte edhe tre amendamente të paraqitura në mënyrë të rregull nga E Majta, por, siç tha, ato nuk u mbështetën nga anëtarët e Komisionit. Ai shtoi se pa asnjë votë “pro”, të gjithë ishin kundër ose abstenuan për amendamentet e Të Majtës.

“Ne përfunduam në Komisionin për çështje evropiane dhe ia dorëzuam Raportin kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe nesër duhet të diskutojë Komisioni juridiko-ligjdhënës për regjistrimin”, tha Ademi.

Në uebfaqen e Kuvendit, kjo seancë është caktuar për nesër në orën 10:00 për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, me procedurë të shkurtuar.

Sipas tij, ka një mundësi që nesër të mbahet seancë plenare për shtyrjen e regjistrimit.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...