Agjencia Zhurnal.mk

Ndryshimet kushtetuese, Kryemadhi: Rama i hapi gropën vetes

“Gropë ku do të bjerë vetë!” Kështu i cilësoi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi miratimin në parlament të ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave zgjedhore dhe formulën e re të koalicionit.

Duke folur për mediat ditën e sotme kryetarja e LSI deklaroi se, “Me këtë Edi Rama fundosi veten, dhe i bëri nder të madh të djathtës e të majtës së bashkuar për të bashkuar shqiptarët kundër Ramës, 40 deputetë do ketë Partia Socialiste në rastin më të mirë. Beteja jonë, nuk është koalicionesh. Sot kemi bashkë të djathtën e bashkuar, të majtën e bashkuar, të gjithë shqiptarët përballë Ramës të vetmuar dhe të shkuar, gropën që mendoi se ia hapi shqiptarëve ia hapi vetes dhe të jeni të bindur se do të mbytet në ujërat e zeza të fekaleve të atij parlamenti”.

Në vijim ajo tha se Edi Rama do të heqë të drejtën e lëvizjes së lirë shqiptarëve me pretekstin e koronavirusit, do izolojë e do kthejë bllokimin dhe se do rinisin radhët në ambasada për të marrë vizat

“Tërë Ballkani lëviz lirshëm vetëm ne dhe Serbia që drejtohet nga shoku i ngushtë i Ramës nuk lëvizin”, deklaroi Kryemadhi. /a.y/noa.al

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!