Maqedoni TOP LAJM

Ndryshimet ligjore në arsim, Xhaferi: Le të merren vesh partitë për komisionet në Kuvend

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator, zhurnal.mk – Që të jenë në kuadër të ligjit të gjitha ndryshimet në procesin arsimor, Qeveria tashmë i ka propozuar Kuvendit që të realizojë ndryshime të ligjit të arsimit fillor dhe të mesem. Por, Kuvendi nuk i ka formuar ende komisionet të cilat duhet të diskutojnë për këtë çështje.

Autoritetet arsimore janë optimiste se Kuvendi do t’i formojë shpejt komisionet dhe ndryshimet ligjore do të jenë të miratuara në kohë.

“Unë pres trupat kuvendore të formohen së shpejti. Ne jemi të përgatitur në tërësi si me protokollet dhe me programet arsimore. Ajo çfarë duhet të dihet është se në ligjin për arsim të mesëm duhet të sillen menjëherë shkurtimi i orëve në 159 ditë. Do ta miratojmë në tërësi dhe do ta aneksojmë”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

Nga Kuvendi nuk tregojnë se kur do ta fusin ligjin në procedurë, pasi fillimisht presin që partitë parlamentare të merren vesh për komisionet kuvendore.

Procedura parasheh që çdo ndryshim dhe plotësim të ligjit, i njëjti të propozohet nga Qeveria deri në Kuvend. Ligji futet në procedurë kuvendore dhe diskutohet në komisionet amë. Në këtë rast ndryshimet ligjore në arsim duhet të diskutohen në Komisionin për Arsim dhe Shkencë.

“Kryetari Xhaferi do ta thërrasë seancën për formim të trupave të punës në Kuvend në momentin kur partitë politike do të dorëzojnë propozim. Deri në këtë moment propozim i tillë nuk është dorëzuar asnjë parti. Sapo të dorëzohet i njëjti, kryetari mund ta thërrasë seancën”, njoftuan nga Kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

Nevoja për ndryshimet ligjore në arsim vjen për shkak se viti shkollor është prolonguar për më 1 tetor ndërkaq ligji parasheh që ai të jetë më 1 shtator, ora mësimore në shkolla fillore të zgjasë 40 minuta dhe në shkolla të mesme 45, ndërkaq tash ato do të zgjasin për 10 minuta më pak. Gjithashtu, ligji parasheh që procesi arsimor realizohet në shkolla, por në disa shkolle ai do të zhvillohet edhe në formë online. Ndryshime ka edhe në planprogramet sepse të njëjtat janë shkurtuar.

Postime të ngjashme

Bashkëpunimi i thelluar në BP në linjë me Procesin e Berlinit

T E

Gjatë mbrëmjes, ndotja e më e madhe e ajrit

admin

Ministri Shaqiri pret në takim ambasadorin kinez: Prioritet reforma e administratës dhe digjitalizimi i institucioneve

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...