Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor: “Fingerprinti nuk garanton siguri!”

Shkup, 4 maj – Zhurnal – Ndonëse në parim ka një marrëveshje për përdorimin e “fingerprintit” në zgjedhje, që do të kishte filluar me ato lokal në vjeshtë, ende asgjë nuk është zyrtarizuar në pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve që u shtyen për në tetor, sipas marrëveshjes Zaev-Mickoski.

Çështja ka ngecur te miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që janë bllokuar në Kuvend nga shkaku i mijëra amandamenteve të opozitës e cila zhbllokimin e kushtëzon me ligjin për shtetësi, pasi siç thonë në qëndrimet e tyre partitë në pushtet, LSDM dhe BDI, Kodi Zgjedhor duhet të miratohet më një koncenzus të partive politike të cilat do të duhet të japin pëlqimin e tyre.

Një tjetër çështje që po ngallë skepticizëm nëse vallë “fingerprinti” do të përdoret në zgjedhjet e tetorit, është qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MBP) e cila nga ana e saj thotë se nuk ka një autorizim ligjor të të jep në disponim bazën e të dhënëave personale, siç janë gjurmët e gishtërinjëve, në mënyrë që Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve (KSHZ) të mund ti fus regjistrin elektronik zgjedhor.

Opozita shqiptare nga ana e saj, kohë më parë u kërcënua se janë të gatshëm të bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk fillon zbatimi I votimit përmes gjyurmëve të gishtërinjëve.

Kompetentët thonë nevojiten ndryshime të dy neneve të Kodit Zgjedhor me të cilat MPB do të urdhërohet të jep në përdorim bazën e të dhënave personale.

Por, ish nënkryetari I KSHZ-së, Rexhep Prekopuca në një bashkëbisedim me Zurnal.mk thotë se “fingerprinti” nuk një risi, pasi siç thotë, edhe më herët është planifikuar përdorimi, por janë tërhequr në bazë të sugjerimeve nga shtete që e kanë pasur në përdorim.

“Që në kohën tonë në KSHZ ne kishim bërë tentativë për furnizim me aparatet e fingerprintit por pas konsultimeve me ekspetë ndërkombëtare nga shtete që e kanë pasur në përdorim , na është thënë se e kanë  hjekur nga përdorimi për çka dhe vet ne u tërhoqëm, pasi janë shfaqur shumë anomali  që e  kanë bërë jo shumë të besueshëm procesin”, rrëfenë për Zhurnal.mk, Prekopuca sipas të cilit probleme janë shfaqur ne vende rurale.

Pavarësisht zhvillimeve politike, qeveria nga ana e saj ka miratuar 720 milionë denarë për çka tashmë ka njoftuar KSHZ-në për furnizimin e sistemit të integruar për identifikim biometrik, e cila nga ana e saj në mes të muajit maj, do të nisë procedurën për furnizimin e terminaleve.

“Procedura do të jetë e hapur, planifikojmë të hapim një dialog teknik që do të zgjas; pesë ditë. Procedura do të jetë transparente dhe do të shkojë përmes sistemit elektronik për furnizime publike”, tha nënkryetarja e KSH-së, Ditmire Shehu.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor parashohin që për herë të parë të votohet me lista të hapura, një test para zbatimit të këtij modeli edhe në zgjedhjet parlamentare, megjithatë, debati më i nxehtë pritet të zhvillohet rreth zonave zgjedhore, pasi mendimet janë shumë të ndara nëse Maqedonia e Veriut duhet të ketë një, tre, tetë apo gjashtë zona zgjedhore siç janë tani.

Lidhja Secial Demokrate e Maqedonisë ngelet në qëndrimin e vendi duhet të kenë një njësi zgjedhore, që është kërkesë edhe e partive të vogla, BDI është kundër kësaj ideje, ndërsa opozitë shqiptare është e ndërë mës një dhe tetë njësi.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...