Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ndryshimet në kodin zgjedhor në prag të realizimit pas takimit Mickoski – Zaev

Shkup, 30 mars – Zhurnal.mk – Normalizim të punës së Kuvendit, miratim të ndryshimeve të Kodit zgjedhor me zbatim të terminalit për lexim të shenjës së gishtit dhe sendërtim i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së, paralajmëruan dje kryetarët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ndërsa tashmë prej sot priten aktivitete konkrete në shtëpinë ligjvënëse dhe grupet e punës. Me ndryshimet ligjore duhet të mundësohet edhe shtyrja e dakorduar e regjistrimit të popullatës në vjeshtë, nga 5 deri më 30 shtator, si dhe të zgjedhjeve lokale për të cilat rrethi i parë duhet të mbahet në gjysmën e dytë të tetorit, ndërsa në nëntor rrethi i dytë.

Në procedure kuvendore, siç paralajmëroi Zaev, sot pritet të hyjnë ndryshimet e Kodit zgjedhor lidhur me identifikimin e votuesve me shenjë nga gishti që është dakorduar mes partive më të mëdha politike.

“Ndërmorëm obligim që menjëherë të vazhdojnë grupet punuese dhe të bisedojnë për avancimin e Kodit zgjedhor, para se gjithash instalimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, në vet Kodin zgjedhor, por po ashtu të jepet mundësi të bisedohet për zgjedhjet e ardhshme lokale, e kjo është kërkesa e partive në pushtet për lista të hapura në zgjedhjet lokale për këshilltarë, si dhe kërkesa e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të kryetarëve të komunave në rrethin e parë zgjedhor me 30 për qind përkrahje të kandidatit nga numri i përgjithshëm i votuesve në vet komunën, por edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare, ku do të bisedonin për kërkesat tona dhe para se gjithash kërkesat e partive më të vogla politike – kjo është për një njësi zgjedhore, ndërsa nga ana tjetër nga VMRO-DPMNE-ja të shqyrtohet mundësia që Diaspora jonë, krahas votimit në PDK-të të mund të votojë edhe në vendvotimet tjera ku ka numër të madh të popullatës tonë”, sqaroi Zaev pas takimit.

Edhe Mickoski pret që sot në rend dite në Parlament të gjendet ndryshimi në Kodin zgjedhor I cili ka të bëjë me terminalet për lexim të shenjave të gishtit apo të ashtuquajtur fingerrprint terminale dhe me sukses të votohet në suaza të Parlamentit. Sipas tij, ndryshimet në Kodin zgjedhor për zbatim të terminalit të shenjës së gishtit janë shumë të rëndësishme për kapacitetet demokratike të vetë procesit, përkatësisht “një njeri, një votë” me çka parandalohet votimi familjar I cili ishte praktikë në të kaluarën.

” U dakorduam t’I inkurajojmë grupet e punës të cilat në kuadër të Parlamentit negociuan për ndryshimet e tjera në Kodin zgjedhor siç janë ndryshimi I modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore, apo nëse ka propozime të tjera, më tutje, lista të hapura për këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme lokale, zgjedhje për kryetar komune në rreth të parë me atë që do të përmbushej një përqindje e caktuar nga numri I përgjithshëm I votuesve të regjistruar në atë komunë ku zgjidhet ai kryetar komune, votimi I diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare jashtë Përfaqësive diplomatike dhe konsullare, përkatësisht atje ku lejojnë ligjet të formohen vendvotime jashtë PDK-ve dhe implementim I rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së”, deklaroi Mickoski.

Ai paralajmëroi se VMRO-DPMNE-ja në suaza të Kuvendit do të punojë së bashku me shumicën parlamentare në të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me agjendën reformuese lidhur me integrimin e vendit në BE de të gjitha ligjet të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen për ekonominë, qytetarët dhe luftën kundër pandemisë.

“Ajo që për momentin është bllokuar në procedurat në Parlament u pajtuam se duhet të zhbllokohet, gjegjësisht bashkë me opozitën dhe pushtetin të gjitha ligjet të cilat kanë të bëjnë me procesin e reformave dhe integrimit të Maqedonisë në kuadër të BE-së më tutje të gjitha ligjet në lidhje me mbështetjen në ekonomi, qytetarët, luftën kundër pandemisë që përfundohen dhe kjo ndihmë të arrijë aty ku është më shumë e nevojshme”, tha Mickovski.

Zhbllokimi I dakorduar I Kuvendit, siç theksoi Zaev, është posaçërisht me rëndësi për qytetarët.

“Ligjet, siç janë për Qendrën klinike, vazhdimi i afatit për legalizimin e ndërtimeve joligjore, pakoja e pestë e masave me 100 milionë euro nga Banka investuese evropiane me kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ASHMAA dhe RTVM, që janë ngujuar më shumë se 1 vit e gjysmë në Parlament, Ligji për shtetësi, ku do të marrin pjesë koordinatorët e të gjitha grupeve të deputetëve. Ligjet lidhur me pensionimin në moshën 64 vjeçare, Ligjet në sferën e ekologjisë dhe të gjitha ligjet tjera. Gjithsesi edhe përkrahje më tej për të gjitha ligjet tjera, të cilat janë në Agjendën tonë evropiane dhe ndihmë për popullatën dhe ekonomi”, deklaroi Zaev.

Ai kumtoi se për nesër në orën 10:00 është caktuar takim me përfaqësuesit e Aleancës për shqiptarët dhe Alternativën ku do të bisedohet për Ligjin për shtetësinë, pore dhe për të gjitha çështjet e tjera.

Takimi, siç tha kryeministri, është me kërkesë të Aleancës për shqiptarët, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe I Drejtësisë. Janë ftuar edhe koordinuesit e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI- së dhe Besës, ndërsa i ka bërë ftesë edhe TË Majtës.

“Le të vijë edhe E Majta nëse mendojnë se duhet të jenë të pranishëm. Do t’I them koordinuesit. Unë do të jem I pranishëm me ministrat e Punëve të Brendshme të të Drejtësisë për të gjetur zgjidhje, e tërë kjo me qëllim që pushteti të tregojë virtyt dhe mirëkuptim për të gjitha kërkesat e opozitës të cilat janë të matura dhe racionale”, deklaroi Zaev.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...