Shqipëri

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, reagon Unioni i BE-së në Shqipëri

Zhurnal Ads

Unioni evropian në Shqipëri ka reaguar pasi Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që u bënë pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.

Sipas Unionit evropian, ndryshimet e bëra “nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit”. Ndërsa shprehet keqardhje për mosarritjen e një kompromisi në Këshillin Politik para votimeve në Parlament, në deklaratë thuhet se  dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

“Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin në zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, duke përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

“Ne marrim parasysh miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të mëtejshme në kodin zgjedhor. Ne kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore, siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të Marsit. Na vjen keq që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik, para se të votohen ndryshimet në Parlament. Megjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes për rekomandimet e OSBE / ODIHR-it të arritura në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin në zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, duke përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo do të prezantojë standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, i cili është thelbësor për të ardhmen politike të vendit”, thuhet në deklaratë. /rtsh.al

Postime të ngjashme

Roth: Shqipëria ka ende dy kushte për të plotësuar

T E

Rama: Ju kujtoj se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë

admin

Ministri i Jashtëm grek këmbëngul për zgjerimin në det me 12 milje: Është e drejta jonë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...