Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale në seancë të Kuvendit

nga Xh M

Shkup, 11 shtator – Kuvendi sot duhet të fillojë seancën e 14-të, në të cilën në rendin e ditës të propozuar janë 31 pika, ndër të cilat Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, në procedurë të shkurtuar, ku ndër të tjera parashikohet ushtruesi i detyrës së kryetarit në komunat ku kryetarëve të zgjedhur u ka pushuar mandati të mund ta ushtrojë këtë funksion deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës.

Për miratimin e këtij ligji kërkohet një shumicë prej dy të tretash. Sipas informacioneve nga Kuvendi, deputetët e BDI-së do ta mbështesin ligjin, ndërsa grupi parlamentar i LSDM-së deri në orët e vona të ditës së djeshme ende nuk kishte një qëndrim se si do të votojë në seancën rreth këtij ligji.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More