Agjencia Zhurnal.mk

Ndryshimi i modelit zgjedhor, Neziri: Partitë të mos kalkulojnë me numra, por me cilësi

Shkup, 9 nentor – Analisti Xhelal Neziri thotë se tani është kohë që  partitë politike të mos kalkulojnë me numrat aktual të daljes së votuesve në zgjedhje dhe të projektojnë se sa deputet do të marrin, por të kalkulojnë duke u bazuar në indikator, siç është, instalimi i vlerave në politikë dhe kuadri cilësor.

Neziri tha se Maqedonia është shtet i vogël dhe se duhet të ketë model me një njësi zgjedhore.

Ai shtoi se partitë e mëdha në  vend janë mësuar të fitojnë me këtë model, andaj edhe nuk duan ta ndryshojnë.

“VMRO dhe BDI por edhe LSDM janë parti në të cilën në një farë forme e kanë mësuar ketë model zgjedhor, si dhe  janë mësuar të funksionojnë në kuadër të këtij modeli zgjedhore me gjashtë njësi zgjedhore, janë mësuar të fitojnë me ketë model aktual, çdo ndryshim mund të vijë në pikë pyetje rezultatin zgjedhor që mund të arrijnë këta dy parti ose tri sa janë. Ajo që partitë e vogla kërkojnë mendoj se nëse shihet pragu zgjedhor unë mendoj se me 5% duhet të jetë me 60 mijë vota dhe me 3% mund të jetë 40 mijë vota. Edhe partitë e vogla që nuk mund të kalojnë pragun nuk do të jenë të përfaqësuar në parlament. Është model i cili nuk do të rrëzoj numrin e deputetëve shqiptar, mirëpo mundë të ndikoj që edhe ata që do të zgjidhen mund të jenë me numër më pak por mund të jenë më kualitativ dhe më përfaqësues për popullatën”, deklaroi Xhelal Neziri, analist.

Në shtetin tonë fqinjë, në Kosovë votohet në një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura. Por analisti politik nga Kosova Imer Mushkolaj thotë se me më shumë njësi zgjedhore konkurrenca do të ishte  më e shëndetshme mes kandidatëve për deputetë të zonave të caktuara.

“Problematikë pse është një njësi zgjedhore siç e shohim ne në Kosovë, është se deputet nuk kanë bazë se nga e marrin votat dhe kjo nënkupton se kandidat për deputet i cili është nga Prishtina, mund të marr vota nga Kaçaniku, Peja e Gjakova. Rrjedhimisht përgjegjësia e tij ose e saj karshi votueseve është më e vogël. Po të ishte e ndamë në zona  më shumë se një zonë në ketë rast unë jam ithtar që të ndahet më shumë, jo siç është në Maqedoni, por më shumë se gjashtë. Atëherë do të ishte një konkurrencë  më e shëndetshme mes kandidatëve për deputet  të zonave të caktuara”, u shpreh Imer Mushkolaj, analist.

Ndryshe Zgjedhjet parlamentare në vitin 1990 dhe 1994 u mbajtën me modelin zgjedhor të shumicës, me shumicë absolute (në rrethin e parë) dhe relative (në rrethin e dytë). Zgjedhjet parlamentare në vitin 1998 u mbajtën me modelin e kombinuar zgjedhor ku 85 deputetë u zgjodhën me modelin e shumicës, ndërsa 35 me modelin proporcional, ndërsa ndarja e mandateve është kryer sipas modelit të Dontovit. Në vitin 2002 zgjedhjet parlamentare u mbajtën me modelin proporcional, me ç’ rast i njëjti model u përdor edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 dhe 2008. Sipas këtij modeli territori i RVM ndahet në gjashtë njësi  zgjedhore, ku në secilën zgjedhën nga 20 deputet.  Në vitin 2011 tre deputet u zgjodhën nga diaspora sipas modelit të shumicës ku diaspora u nda në tre njësi zgjedhore. Modeli i njëjtë zgjedhor u përdor edhe në zgjedhjet e vitit 2014.  Në vitin 2016, u ndryshua modeli sipas të cilit zgjidheshin deputetët nga diaspora dhe kësaj here diaspora votoi në një njësi zgjedhore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...